Qindra mijëra u mblodhën në Urën e Gallatës në Stamboll, në ditën e parë të Vitit të Ri në një tubim në solidaritet me Palestinën, raporton Anadolu. Pjesëmarrësit marshuan nga xhamitë në gjithë zonën historike të metropolit dhe më gjerë pas namazit të sabahut, duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezë. Aktiviteti u organizua nga Platforma e Vullnetit Kombëtar, një koalicion prej 308 organizatash joqeveritare. Demonstruesit u lutën për fund të masakrës izraelite në Palestinë përpara se të mblidheshin në urë, e cila përshkon Bririn e Artë të Stambollit, për të kërkuar veprim ndërkombëtar kundër mizorive të vazhdueshme. Në mes të urës, ku u morën masa të gjera sigurie, ishte e pranishme një banderolë e madhe ku shkruhej: “Stop gjenocidit në Gaza” në gjuhën turke dhe atë angleze, së bashku me flamujt turq dhe palestinezë. Protestuesit kanë brohoritur slogane si “Izrael vrasësi do të mbajë përgjegjësi” dhe “Dëshmorët nuk vdesin”.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, nuk nënshkroi Dekretin lidhur me përdorimin e licencave dygjuhëshe në çerdhet e vendit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk ka nënshkruar Dekretin që parashikon përdorimin e …