Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi që të njëjtëve nuk i janë përmbushur kushtet bazë dhe të njëjtëve nuk iu është dhënë as paga e muajit janar e tutje. Greva në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga përfaqësuesi i minatorëve, Blerim Ymeri. Ymeri deklaroi se menaxhmentin e kanë informuar ditë më parë për grevën, por që nuk është marrë parasysh asnjë prej kërkesave të tyre dhe kësisoj afro 400 minatorë tashmë janë në grevë. “Komplet njësia punëtorë që janë diku përmi 300 punëtorë janë në grevë prej ditës së sotme zyrtarisht edhe pse që tri ditë i kemi paralajmëruar dhe kemi shpreh pakënaqësi të pagës. Prej sot jemi zyrtarisht në grevë dhe arsyeja është mos-realizimi i pagës, pra rroga e muajit janar. Ka disa që i kanë marrë 70% të pagës e të tjerët as at 70%”, tha ai. Tutje Ymeri theksoi se kërkesat janë paraqitur më parë, por që nuk janë marrë parasysh pra s’kanë gjetë arsye as të bisedojnë me ta.
