Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin

Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë tronditur vendin pas shembjes së çatisë në një stacion treni, që sipas tyre ishte rezultat i korrupsionit të thellë. “Qarkullimi në rrugën e marshimit do të pezullohet dhe do të ridrejtohet. Anëtarët e policisë së trafikut dhe të departamentit të rendit publik, si dhe autoambulancat dhe cisternat me ujë, do të vendosen përpara dhe pas kolonës”, tha ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq. Zemërimi për shembjen e strehës në nëntor, që la të vdekur 15 persona, është përhapur në të gjithë vendin, me dhjetëra mijëra njerëz që kanë dalë në rrugë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon më shumë përgjegjësi dhe drejtësi. Si përgjigje, kryeministri Milosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, dhanë dorëheqjen këtë javë, duke thënë se e konsiderojnë veten “objektivisht përgjegjës” për atë që ndodhi. REL

Kontrolloni gjithashtu

Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, në Hagë, mund të përballet me sfida të mëdha financiare

Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida të mëdha financiare. …