Qindra të vdekur nga cikloni Chido

Qindra të vdekur nga cikloni Chido që ka nisur në juglindje të Oqeanit Indian. Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se qindra persona kanë humbur jetën nga ky ciklon dhe se dëmet materiale janë tejet të mëdha. Mediet franceze njoftojnë se ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe se pritet që numri i tyre të jetë më i madh se sa mendohet deri tani. Meteorologët kanë shfaqur shqetësimin e tyre se cikloni ‘Chido’ ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale edhe nëpër shtete tjera nëpër të cilat ka kaluar. Ky ciklon ka nisur në juglindje të Oqeanit Indian dhe ka përshkuar ishujt e afërt të Komoras, Madagaskarin dhe ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në bregun lindor të Afrikës. Meteorologët kanë alarmuar se ky ciklon ka shkaktuar humbjen e jetës sç shumë njerëzve në Mozambik dhe territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian. Prefekti i Mayotte ka deklaruar se ky ishte cikloni më i keq që goditi Mayotte në 90 vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim liderin e …