Qindra veteranë të ish-Zonës Operative të Dukagjinit e më gjerë, pjesëtarë të Brigadës 138, “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë takuar në Kompleksin Memorial të Koshares me ç’rast kanë bërë homazhe për bashkëluftëtarët e tyre, të rënë dëshmorë për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe. Ata gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive si mundje, goditje në shenjë, hedhje të gurit e të tjera Këto aktivitete tashmë kanë filluar të bëhen tradicionale dhe po mbahen për çdo vit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …