Qiproja dhe Greqia, kanë kërkuar nga Bashkimit Evropian të marrë një qëndrim më të ashpër kundër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi, për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së. Turqia ka dërguar anije eksploruese dhe luftarake në Detin Mesdhe, për të kërkuar naftë dhe gaz. Nikozia dhe Athina thonë se Turqia ka shkelur sovranitetin e tyre si dhe atë të BE-së. Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut “Përshkallëzimi i agresionit turk”, është i drejtuar ndaj BE-së, tha Dendias në një konferencë për media, raporton AFP. “Provokimet turke janë një përçmim ndaj qëndrimeve të qarta të BE-së dhe SHBA-së, janë përbuzje ndaj vlerave evropiane…ligjit ndërkombëtar”, tha ai pas takimit me udhëheqësit e Qipros. Ai akuzoi Turqinë se po luan një “rol destabilizues” në rajon. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka thënë se vendi i tij nuk do të bëjë “kompromis” me të drejtat e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …