Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Mitsotakis, me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ka thënë se Athina zyrtare ka mundësinë që gjatë hapjes së kapitujve të imponojë Shqipërisë përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike pas zgjerimit të kufijve detarë me 12 milje. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara. Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Qriakos Mitsotakis.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …