QKMF “Dr.Fatmir Fazlija” në Skenderaj ka pranuar një donacion nga organizata “Islamic Relief Kosova”

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fatmir Fazlija” ka pranuar sot një donacion nga organizata “Islamic Relief Kosova”, prej 10 oksigjen koncentratorëve, që do të shërbejnë për nevojat e pacientëve.Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe drejtorin e QKMF-së dr.Agron Mehmeti, është shprehur falënderues ndaj Islamic Relief Kosova, për bashkëpunimin e deritanishëm që ka Komuna e Skenderajt me këtë organizatë, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen nëpërmjet projekteve dhe nismave tjera qëllimmira. Edhe drejtoresha Hasani – Ibrahimi dhe drejtori i QKMF-së, Mehmeti, kanë falënderuar përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, për këtë donacion me pajisje, i cili, sipas tyre, është i nevojshëm për nevojat e përditshme të QKMF-së në Skenderaj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …