QKMF’’ Dr.Menduh Kaloshi’’ në Han të Elezit kryhen edhe TESTET RAPIDE PER COVID 19

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit se nga data 24.03.2021 (E mërkure), në Laboratorin e QKMF’’ Dr.Menduh Kaloshi’’, përveç testeve serologjike për COVID-19 do të kryhen edhe TESTET RAPIDE PER COVID 19. Testimi do të kryhet tek pacientët me indikacione (simptoma të virusit), vetëm me udhëzimin e mjekut familjar në QKMF. Mostrat për testim do të merren në hapësirën e ndarë për testim tek zyra e RTG-së. Testimet do të kryhen prej të hënës deri të premten. Koha e testimit prej orës 09:00-12:00. Rezultatet e këtij testi nuk mund të përdoren për udhëtime jashtë vendit, prandaj qytetarët që udhëtojnë duhet të drejtohen edhe më tutje në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Ferizaj. Secili person që i drejtohet QKMF-s për marrje të shërbimeve është i obliguar që me vete të ketë kartën e identifikimit (letërnjoftimin).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …