QKMF  Dr. ,,Vezir Bajrami” në Shtime bëhet me objekt të ri

Mantelbardhët e Shtimes me gëzim si asnjëherë më parë kanë nisur punën në objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”. Kostoja e këtij projekti me rëndësi, është 177,154.35 euro, mjete këto të ndara nga buxheti i Komunës së Shtimes. Ky objekt modern ka hapësirë të brendshme 795 metra katrorë, me të cilin janë krijuar kushte për funksionim cilësor të shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. “Ky projekt është vetëm një nga shumë projekte të tjera të realizuara në këtë komunë”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musa Baftiu, i cili tutje ka folur për rëndësinë e funksionimit cilësor të shëndetësisë në tërësi për qytetarët e kësaj komune.

Ndërkaq, drejtoresha e QKMF-së, Mirditë Qeriqi-Hajdari, ndërtimin e këtij objekti të ri e ka vlerësuar si arritje të madhe dhe të rëndësishme për shërbimet e urgjencës brenda 24 orëve. Në katin përdhes, thotë ajo do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, të gjithë pacientët, të cilët janë rast emergjent, kurse kati i parë do të shfrytëzohet kryesisht për ofrimin e shërbimeve të mjekësisë familjare. Mjeku i QKMF-së në fjalë, Përparim Ramusa pasi ka treguar se këto shërbime deri tani janë bërë në hapësira të pamjaftueshme, ndërtimi i këtij objekti jo vetëm që ka sjellë komoditet, por edhe kushte të mira për punë.

Drejtori i DSHMS-së, Musa Baftiu tregoi se në objektin e mëhershëm të QKMF-së do të mbesin shërbimet e specialistikës, diagnostikës, stomatologjisë dhe vaksinimit. Sipas tij, objekti i ri do të përurohet më 16 qershor, me rastin e Ditës së Shëndetësisë në komunën e Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …