Njoftohen qytetarët e komunës së Ferizajt se Qendra e Vaksinimit në QKMF-Ferizaj është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal nga IKSHPK. Vaksinimi i qytetarëve me këtë lloj vaksine do të fillojë nga data 31.10.2022, gjatë ditëve të javës nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 14:00. Njëkohësisht, qytetarët mund të vaksinohen edhe me vaksinën kundër Covid-19. Vaksinimi do të bëhet në tri QMF-të e qytetit: QMF-1 (rruga ,,Cen Dugolli”, QMF-2 (rruga,,Remzi Hoxha”), QMF-4 (rruga ,,Enver Topalli”), si dhe në QMF-të në fshatrat: Greme dhe Softaj.
Prioritet në vaksinim kanë:
– Personat mbi 65 vjeç
– Të sëmurët kronikë
– Punëtorët shëndetësorë
– Gratë shtatzëna dhe
– Fëmijët me imunitet të dobësuar;
Luten qytetarët që të marrin me vete letërnjoftimin.