Komuna e Deçanit numëron mbi 40 mijë banorë rezident të cilët kërkojnë ndihmë në rastet emergjente në QKMF,,Adem Ukëhaxhaj,, në Deçan, të cilës deri më tani i ka munguar një aneks i kompletuar i urgjencës për tu përballur më fluksin e madh dhe kërkesat e mëdha të qytetarëve për raste të ndryshme dhe si duket kësaj pritje i ka ardhur fundi ngase është bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë fondet për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe Renovimin e QKMF-së në Komunën e Deçanit. Drejtori i QKMF,,Adem Ukëhaxhaj” Selmon Berisha, bëri të dituar se ka pritur përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë ku dhe është njoftuar për ndarjen e mjeteve si dhe përzgjedhjen e kompanisë që do ti kryejë punimet që është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha proceduarat tashmë kanë përfunduar. Gjatë këtij takimi që është mbajt në hapësirat e QKMF-së është diskutuar edhe lidhur më detajet rreth fillimit të punimeve në ndërtimin e aneksit të emergjencës. Brenda pakë ditëve do të nisin edhe punimet.