Qendra Kryesore e mjekësisë Familjare në Ferizaj ka angazhuar një ekip mobil të vaksinimit kundër virusit COVID-19, të cilët tashmë janë në sheshin e qytetit. Andaj luten të gjithë qytetarët ferizajas të cilët ende nuk janë vaksinuar deri më tani, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të vaksinohen për shëndetin e tyre, familjarëve dhe të gjithë shoqërisë.