leoni

QKMF në Skenderaj ka pranuar aparaturë EKG 12 kanalesh në kuadër të Projektit AQH

Në kuadër të Projektit AQH ( Kujdes të Qasshëm e Cilësor ), Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë për Mirëqenie Sociale në Skenderaj Osman Veliu, ka pranuar një aparaturë për QKMF-në në Skenderaj – një EKG 12 kanalesh me gjithë pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e HbA1c, që është një metodë shumë e avancuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar. Hba1c përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit. Osmani theksoi se këto pajisje janë vetëm vazhdimësi e këtij projekti: Ne jemi duke punuar me përkushtim me AQH për të përmbyllur kompletimin e ordinancave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme dhe të një cilësie të lartë. Deri tani janë siguruar 6 ordinanca të Mjekësisë Familjare.

Projekti AQH në Kosovë është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe është duke u implementuar nga Konsorciumi Swiss TPH dhe Save the Children.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …