QKMF në Viti furnizohet me aparat biokimik dhe 2 aparate të EKG-së

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar me bashkëpunëtorë kanë vizituar QKMF në Viti, me ç’rast kanë vizituar laboratorin dhe janë njoftuar nga menaxhmenti për blerjen e aparaturës së re biokimike dhe 2 aparateve të EKG -së, furnizim ky i realizuar përmes investimeve kapitale. Gjithashtu, udhëheqësit komunal kanë parë nga afër punimet që janë duke u bërë në QKMF -Viti dhe nëpër AMF. Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF -së në Viti, i shprehu falënderim kryetarit Haliti për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sektorit te shëndetësisë dhe bëri të ditur se së shpejti do bëhet shtimi i numrit të analizave laboratorike në Viti, si edhe në QMF Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …