Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është furnizuar me pajisje mjekësore përmes investimeve komunale. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se jemi të përkushtuar që krahas shtimit të shërbimeve shëndetësore, të rrisim edhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Ndërsa, drejtoresha e QKMF-së në Viti, potencoi që përmes investimeve komunale, jemi furnizuar me pajisje mjekësore për shërbimin e urgjencës, gjinekologjisë, stomatologjisë, QMF-Pozheran dhe furnizim për ambulantat rurale.