QKMF në Viti  furnizohet me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale

Komuna e Vitisë ka furnizuar sot QKMF në Viti me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale. Këto pajisje përfshijnë rëntgen digjital me senzor ( pa rrezatim), 5 aparate të EKG-së dhe 2 monitor për përcjelljen e gjendjes së pacientit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ishte prezent në momentin e pranimit dhe në fjalën e tij tha që ne si komunë jemi të përkushtuar që të avancojmë shërbimet shëndetësore, përfshirë edhe shërbimin e stomatologjisë. “Viteve të fundit kemi furnizuar të gjitha ordinancat stomatologjike me karrige të reja stomatologjike, inventar të ri dhe tani edhe me rentgen digjital. Gjithashtu edhe me blerjen e EKG-ve do të ndihmojmë QMF-të, në mënyrë që t’u lehtësohet puna punëtorëve shëndetësorë dhe të shtohet kualiteti i shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …