AMF në Tërpezë të Vitisë përfiton Ultrazë modern dhe EKG nga organizata “Qëndresa Kosovare” me përkrahje nga Kuvajti

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Tërpezë , është pajisur sot edhe me një ultrazë modern dhe EKG, fal bashkëpunimit me Organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorëve nga shteti i Kuvajtit. Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa kosovare” Islam Cakaj me bashkëpunëtorë, kurse e pranoj drejtoresha e QKMF-së në Viti dr. Vjollca Kadolli – Halili, me stafin e AMF në Tërpezë, punëtorë shëndetësorë dhe qytetarë të Tërpezës.

Dr.Vjollca Kadolli-Halili në emër të kryetarit të komunës z.Sokol Haliti dhe qytetarëve vitias në përgjithësi falënderoi udhëheqësit e organizatës në fjalë dhe popullin kuvajtian për këtë donacion mjaft me vlerë, duke konsideruar si shumë të domosdoshëm, i cili do t’i shërbej tërë qytetarêve vitias. Gjithashtu, falënderim edhe për investimet që Kuvajti ka bërë në ndërtimin e ambulantes së fshatit Tërpezë, autoambulancën, një Ekg si dhe ky donacion i tanishëm mjaft me vlerë.

Kurse, Islam Cakaj drejtor në këtë organizatë tha se është më se i kënaqur që po realizon donacionin e radhës për komunën e Vitisë, konkretisht shëndetësinë e kësaj komune dhe ka falënderuar udhëheqësit e QKMF-së për bashkëpunim të ndërsjellët, me premtimin që do të vazhdojmë përkrahjen edhe në të ardhmen.

Pëndryshe, Ambulanta e mjekësisë familjare në Tërpezë punon çdo ditë pune, kurse mjeku dr. Taib Alidema përpos punës së tij si mjek familjar dhe pediatër, do të angazhohet edhe me ultrazë, pasiqë është i certifikuar si ultrasonist.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …