QKMF në Viti pranon edhe një donacion të rëndësishëm nga mërgimtari Rashit Rashiti

Pas donacionit të ardhur nga Suedia dy ditë më parë, sot ka mbrritur edhe një kontigjent tjetër me pajisje të ndryshme për Qendrën Krysore të Mjeksisë Familjare në Viti. Në ceremonin e pranimit të këtij donacioni nga ana e udhëheqësve të QKMF-së, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Institucionet shëndetësore të komunës së Vitisë. “E kemi pas shumë të nevojshme të marrim një donacion si ky që erdhi sot dhe ai dy ditë më parë. Mërgata vazhdon të na mbështesë dhe të kontribuoj për vendlindjen, sikur se bashkëvendasi ynë dhe mërgimtari Rashit Rashiti , që ka sjell këto pajisje të nevojshme, për të kompletuar QKMF-në e Vitisë. Në këtë mënyrë, ne po kompletojm edhe emergjencën, por edhe QMF-në në Pozheran”, tha kryetari Haliti, duke falënderuar donatorët e Klinikës zvicerane dhe zotri Rashitin për kontributin e dhënë. Ndërsa Hasan Rashiti, vëllau i donatorit Rashit Rashiti, shprehi konsideratë për angazhimin dhe komunikimin e kryetarit Haliti me mërgatën, si rezultat i së cilës edhe ka ardhur ky donacion. “Ky donacion i është dedikuar Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjelltë me Klinikën në Gjenevë të Zvicrës. Vlera e përafërt e këtij donacioni kap shumën në rreth 20.000 euro”, tha Rashiti, duke shpreh falenderim edhe për transportuesin e këtyre pajisjeve nga Zvicra për në Kosovë, Dardan Ademin. Kurse drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu, njoftoi se ky donacion ka të bëjë me shtretër, tavolina, jastëk, batanije etj. Në ndërkohë, me shtretërit e ardhur sot në këtë donacion, do të pajiset Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran, pasi që aty edhe ndjerë mungesa për ta.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …