QKMF-së në Malishevë i shtohen edhe katër mjek të rinj

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, janë nënshkruar kontratat e punës me katër mjek të rinj, mjek të praksës së përgjithshme, duke siguruar staf të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësor, në këtë qendër të mjekësisë familjare. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me mjekë të rinj, ishte i pranishëm edhe drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tanimë kanë filluar punën në QKMF. “Ju përgëzoi për angazhimin tuaj në QKMF në Malishevë dhe ju dëshiroj punë të mbarë”, tha drejtori Berisha, duke i uruar mjekët e rinj, të cilët edhe i njoftoi me angazhimin e drejtorisë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës. Edhe drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tashmë janë angazhuar në këtë qendër, bazuar në konkursin e shpallur për mjek dhe tha se “me këta katër mjek, tashmë është krijuar staf i mjaftueshëm për ofrimin dhe rritjen e shërbimeve shëndetësore, edhe pse ende nuk janë të kompletuar, por me këtë numër aktual, mund të menaxhojnë dhe ofrojnë shërbime të nevojshme”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …