leoni

Ministri Zemaj: Nga dita e nesërme do të mirren masat e reja në pikat kalimet kufitare

QKMK i bënë të ditur rregullat të cilat qytetarët duhet t’i ndjekin gjatë kalimit të kufirit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në pikat e kalimeve kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër Covid-19.

 

Njoftimi i plotë i QKMK-së:

Të nderuar qytetarë,
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 4 të vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13.03.2020, me të cilën janë mbyllur kufijtë tokësor të Republikës së Kosovës. Ndërsa me vendimin e qeverisë NR. 02/38 të datës 3105.2020 merr vendim si më poshtë:
5. Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.
6. Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #Covid19.
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #Covid19 RT PCR (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë. 6.3.Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …