QKRMT: Policia ka ushtruar disa forma të dhunës fizike kundër aktivistëve të Vetëvendosjes

Qendra e Kosovës  për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në një komunikatë publik kanë pohuar se gjatë intervenimit të policisë kundër Vetëvendosjes ka pasur edhe policë civilë të armatosur.

Rrjedha e ngjarjes sipas QKRMT-së ka konstatuar se fillimisht, pjesëtarët e Njësisë Speciale pasi kishin thyer derën e hyrjes së objektit të “Vetëvendosje”, kishin hyrë në ambientet e brendshme duke mbajtur automatik me tyta të drejtuara kah aktivistët e shumtë që ndodheshin në ato momente në objektin e “Vetëvendosjes”, pa ndonjë paralajmërim kishin hedhur sprej dëmtues ndaj tyre për t’i neutralizuar dhe më pas u janë vërsulur atyre duke i goditur me shqelma, grushte e tyta të automatikëve, në disa raste edhe ndaj atyre që ishin të shtrirë.

 

“Dy prej të arrestuarve të rrahur janë deklaruar se ndaj tyre është shtënë me plumba gome nga ana e pjesëtarëve të policisë, ku si pasojë kishim marrë lëndime trupore. Një tjetër aktivist i vizituar në Klinikën Emergjentë kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e thyerjes së dy dhëmbëve nga goditjet e forta me shufra gome nga ana e policisë. Një tjetër i intervistuar është ankuar se pas arrestimit të tij, teksa po hynte në ambientet e stacionit policor në Prishtinë, një pjesëtarë i policisë e ka goditur me grushte në kokë disa herë radhazi. Ndërsa, një tjetër aktivist i lënduar rëndë – gishta të thyer në dorën e majtë, deklaroi se në Stacionin Policor në Prishtinë nuk i ishte ofruar ndihma mjekësore edhe pse e kishte kërkuar. Të gjithë të intervistuarit janë shprehur se në ambientet e ndalimit në Stacionin Policor në Prishtinë zyrtarët policor kanë pasur sjellje korrekte dhe janë zbatuar të drejtat procedurale ndaj tyre, më përjashtim të njërit të cilit nuk i ishte ofruar ndihma mjekësore e kërkuar”, thuhet më tej nga QKRMT.

 

Kjo qendër për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës thotë se duke vlerësuar gjithë situatën dhe rrethanat e rastit, dëshiron të shpreh shqetësimin për incidentin e djeshëm në ambientet e objektit të “Vetëvendosjes” në Prishtinë, e në veçanti veprimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve, respektivisht dhunën e përdorur ndaj tyre.

“Po ashtu, mjetet e përdorura si sprej i djegës në ambiente të mbyllura në një situatë ku nuk ka dhunë dhe kërcënim të hapur, frikë nga ikja apo sulm i mundshëm nuk ishin të arsyeshme për rrethanat e rastit.

Terrorizimi i qytetarëve–aktivistë përmes drejtimit të tytave automatike dhe goditjeve me to si dhe goditjet me shufra gome, madje me plumba gome, me grushte e shqelma përbëjnë po ashtu keqtrajtim të rëndë fizik. Këto veprimet janë të ndëshkueshme sipas dispozitave ligjore në fuqi si dhe akteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, përfundon komunikatën kjo qendër.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …