QKSS: Emigrimi i qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, pasojat në Procesin e Integrimit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot më 19 Nëntor 2015, ka publikuar dy hulumtime që kanë për fokus analizimin e shkaqeve, pasojave të migrimit të parregullt dhe ndikimin në procesin e integrimit për Kosovën, gjegjësisht, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Periudha më kritike e largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së ishte prej tetorit 2014 deri në mars të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të agjencisë së statistikave tëtë BE-së, Eurostat, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, rreth 75,000 qyetarë kanë migruar në BE. Gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, numri i qytetarëve që u larguan nga vendi ishte 25,880, ndërsa kulminacionin kritik e arriti në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), ku 48,875 kosovarë u larguan nga vendi. Për më tepër, në periudhën janar-mars të këtij viti azilkërkuesit nga Kosova prinin për nga numri i kërkesave për azil, madje renditeshin në vendin e parë, gjegjësisht para vendeve si Siria dhe Afganistani.

 

Sipas hulumtimit të QKSS-së, shkaqet socio-ekonomike renditën ndër faktorët e parë që kanë shtyrë qytetarët të migrojnë në BE. Vendi përballet me shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, ku 35.4 përqind e qytetarëve e forcës aktive për punë janë të papunë, ndërsa kjo është më së shumti e shprehur te gjeneratat e reja, gjegjësisht 61 përqind e të rinjve janë të papunë.Azilkërkuesit nga Kosova të intervistuar për qëllime të këtij hulumtimi, janë shprehur se papunësia, kushtet e vështirë socio-ekonomike dhe vështirësia për të gjetur punë kanë qenë arsyet pse janë larguar jashtë vendit për një perspektivë më të mirë. Sidoqoftë, vendet e BE-së kanë bërë të qartë se nuk do ketë azil për kosovarët për çështje ekonomike.

 

Faktori i dytë që ka ndikur në rritjen masive të numrit të azilkërkuesve ka ardhur si rezultat i rrjeteve kriminale të kontrbanduesve që operonin në Kosovë dhe Serbi, që kontrabandonin migrantët kosovarë përmes Serbisë drejt BE-së. Rruga kryesore e migrimit të kosovare drejt BE-së ishte përmes Serbisë, përkatësisht qytetit të Suboticës ku ishin të përqendruar rrjetet e kontrabandistëve që bënin transportimin e migrantëve prej atje drejt Hungarisë. Ky hulumtim tregon që as autoritetet përkatëse serbe nuk ishin të gatshme të luftonin kontrabandistët dhe se ishin të dijeni të funksionimit të këtyre grupeve deri në momentin kur kjo çështje mori përmasa alaramante.

 

Edhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës me atë të Serbisë. Gjatë periudhës kritike të migrimit masiv të kosovarëve, është vënë në pah se institucionet e Serbisë nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë me ato të Kosovës për parandalimin e migrimti të parregullt dhe migrimit ilegal. Sipas Policisë së Kosovës, pala serbe nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim sa i përket luftimit të grupeve të kontrabanduesve dhe për të parandaluar migrimin ilegal. Sidoqoftë, institucionet e Serbisë nuk dhënë asnjë informacion për këtë çështje. Nga ana tjetër, Serbia u aktivizua për të parandaluar migrimin ilegal të kosovarëve vetëm në momentin kur për këtë pati presion nga shtete të BE-së, veçanërisht nga Gjermania.

 

Migrimi, ritkthimi dhe procesi i riintegrimit paraqesin një nga shtyllat kryesore në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto çështje u bënë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës fill pas marrjes së udhëzuesit për liberalizimin e vizave. Rrjedhimisht, këto dy elemente monitorohen me kujdes nga Komisioni i BE-së vit për vit, për të shënuar progresin ose regresin e bërë në këtë drejtim. Megjithatë, fluksi i madh i migrantëve ka bërë që opinioni publik në Kosovë të ngre pyetje mbi lidhjen e mundshme ndërmjet procesit të liberalizimit të vizave dhe rritjes së migrimit të parregullt. Duke qenë ndër kushtëzimet kryesore për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian e shikoi procesin e ripranimit pozitivisht deri më 2014. Megjithatë, fluksi e migrimit të kosovarëve hapi një kapitull të ri sfidues për autoritetet e Kosovës; ai me shumë gjasë do të ndikojë në vlerësimin e 2015 në aspektin e numrit të azilkërkuesve, duke sfiduar MPB që ta menaxhojë aktivisht procesin e ripranimit si tërësi, për të demonstruar se BE e merr këtë çështje seriozisht.

 

Duke u ballafaquar me një rrjedhë masive migrimi dhe aplikimesh për azil, shtetet anëtare të BE-së, në veçanti Gjermania, Austria e Hungaria, u përgjigjën praktikisht “me zero për qind” normë miratimi për kosovarët. Vendimi për kthimin e azilkërkuesve nga Kosova u mor në bazë të vendimit se Kosova konsiderohet vend i sigurtë origjine dhe se qytetarët mund të kthehen të sigurtënga gjithsej 12,780 vendime, pra afro 99%, ose 12.605 ishin negative. Prandaj, këta qytetarë do të deportohen (kryesisht mbi baza vullnetare) me sanksione dhe ndalim rihyrjeje në gjithë zonën Shengen. Si pasojë e kësaj, ritmi i përgjigjeve ndaj numrit të kërkesave për azil nga Kosova është shumë i shpejtë, prandaj ky departament ka procesuar rreth 14.000 raste deri tani.

 

Ndërsa, procesi i ripranimit radhitet mes kritereve teknike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkatësisht në Planin me Nivele Teknike që duhen përmbushë nga Qeveria e Kosovës, mbetet megjithatë një aspekt politik prapa procesit, duke marrë parasysh numrin e votave të nevojshme nga shtetet anëtare të BE-së.

 

Migrimi masiv riktheu përqendrimin prapë mbi Kosovën, duke ngritur vëmendjen te nevoja për përmirësime politike, ligjore, sociale e ekonomike në përafrimin e saj drejt BE-së. Ndërsa aspekti teknik mund të përmbushet lehtë në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE, është mjaft e vështirë të rifitohet besimi i vendeve të BE pas migrimit masiv. Vështirësitë shfaqen në mendimet e shteteve anëtare dhe në vullnetin e tyre për ta dhënë një votë mbështetëse që potencialisht do të frymëzonte më tej migrimin masiv. Për më tej, migrimi masiv i ka kontribuar një qëndrimi përgjithësisht të pafavorshëm ndaj Kosovës dhe se ka shtete të BE-së që shfaqin hezitim në këtë aspekt.

 

Për më tej, rastet paraprake në Ballkanin Perëndimor, si ai i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë nuk kanë  shërbyer si shembuj të mirë të regjimit pa viza – si politikë e BE-së në vetvete. Regjimi pa viza frymëzoi qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që të kërkojnë azil në vendet e BE-sëmenjëherëpasi u mor vendimi për liberalizim.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …