Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot punimin ‘Legjitimimi i misioneve të huaja: Dekonstruktimi i perceptimeve të qytetarëve ndaj EULEX-it në Kosovë’.
Qëllimi kryesor i raportit është përdorimi i provave empirike të perceptimit të qytetarëve që kanë të bëjnë me nivelet e kënaqësisë ndaj EULEX-it. Qëllimi i misionit të EULEX-it ishte ndërtimi dhe përmirësimi i institucioneve të shtetit të së drejtës në vend. Ai e ka zgjatur mandatin e tij disa herë, me ndryshime të ndryshme të personelit dhe ristrukturime, me mandatin aktual që duhet të skadojë në 2021. Megjithëse ka pasur disa ‘kulme’ të niveleve më të larta të kënaqësisë, ai kurrë nuk u rrit mbi 31.4% në fund të 2013 që sjell legjitimitetin e misionit në pikëpyetje. Mungesa e suksesit për misionin mund të shihet duke përdorur masa të tilla si Indeksi i Transparencës, i cili tregon nivele të ulëta të përmirësimit në lidhje me korrupsionin në përgjithësi në Kosovë – diçka që u reflektua edhe në BKS. Për më tepër, përmbledhja zbuloi se, krahasuar me misionet e tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovë siç është KFOR, EULEX-i ka nivele shumë të ulta të kontaktit me publikun e Kosovës dhe ku ka pasur kontakt, cilësia e kontaktit ishte e pamjaftueshme.
Për më shume, ju lutem gjeni të bashkangjitur mund t’a gjeni komunikatën për media, ndërsa raportin mund ta gjeni ne lidhëzat e mëposhtme:
Legjitimimi i misioneve të huaja: Dekonstruktimi i perceptimeve të qytetarëve ndaj EULEX-it në Kosovë. Legitimising external missions: Deconstructing citizens’ perceptions towards EULEX in Kosovo.