Shefi i kabinetit të kryetarit të Kosovës, Bekim Çollaku në një intervistë për BBC-në ka thënë së NATO dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë duhet të shqetësohen në lidhje me rritjen e ndikimit rus në Ballkan e kurrsesi me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës e cila nuk paraqet rrezik për askënd. Ai i ftoi aktorët relevantë ndërkombëtarë që ta shikojnë rritjen e aeroplanëve MIG, të cilët po fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë. Gjithashtu Çollaku është shprehur së BE-ja është duke u treguar indiferente dhe pa vizion për Ballkanin për derisa shtetet e përfshira në këtë gadishull kanë orientim perëndimor. Ndërsa në lidhje më FSK-në ai u shpreh së kjo forcë do të jetë shumë etnike si dhe t’i këtë mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Rruga e tillë e shndërrimit është e imponuar pasi që transformimi përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundshëm, për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, e cila po vazhdon të dirigjohet prej Qeverisë së Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …