Profesori i lëndës Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, Gazmend Qorraj, në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka komentuar rreth propozimit të prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit. Qorraj ka thënë se momentalisht është një treg i Ballkanit i njohur si CEFTA 2006, për të cilin thotë se duhet shumë. Ai ka theksuar se duhet parë se çfarë e bën me ndryshe këtë treg nga CEFTA-s dhe cili do të ishte interesi i Ballkanit që t’i hyhet kësaj nisme, me theks të veçantë interesi i shtetit tonë. “Kosova dhe institucionet e saj janë të zotuara për vlerat euroatlantike, respektivisht për procesin e integrimit evropian, prandaj çdo iniciativë tjetër mund ta dëmtojë këtë proces dhe rrugëtimin e nisur. Prandaj krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan”, ka deklaruar Qorraj.
