Akademik Rexhep Qosja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, sidomos negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për çështjen e koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se LDK-ja është duke kërkuar që të jetë e privilegjuar në institucione edhe pse ka dalë partia e dytë në zgjedhje. Kjo parti e cila nuk i ka fituar zgjedhjet po kërkon të jetë në institucionet shtetërore me dy postet më të larta, me postin e kryetarit të Kuvendit dhe me postin e kryetarit të shtetit. Më tutje, ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ta lenë përshtypjen e uzurpuesit të kësaj partie. Qosja thotë se fajtorin e moskrijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …