Rexhep Qosja

Qosja: Politikanët e Kosovës po bëhen milionerë ndërkohë që qytetarët e saj po varfërohen

Në një shkrim autorial, akademiku ynë i mirënjohur, Rexhep Qosja ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve. Akademiku, Rexhep Qosja ka shkruar më tutje se milionerët tanë politikë vazhdojnë të qajnë hallet e të varfërve tanë, numri i të cilëve sado vjen e shtohet, kurse privilegjet e ndryshme, të shumëllojshme e të gjithkohshme të milionerëve po ashtu po shtohen dhe po shtohen në përpjesëtim të drejtë me shtimin e numrit të të varfërve! Sa tragjikomike, ironike, cinike, më shumë tragjike sesa komike, është demagogjia e milionerëve tanë politikë! Është interes i qytetarëve të Kosovës, i shqiptarëve kudo qofshin ata, që edhe Kosova, si vendet vërtet demokratike, të ketë Ligj për prejardhjen e pasurisë, në sajë të të cilit do të hulumtohet sidomos pasuria e funksionarëve të lartë shtetërorë, duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe kryetarin dhe kryeministrin. Dhe, si shtet me korrupsion pandemik, si e kanë theksuar sa e sa herë autoritetet e BE-së, të ketë edhe prokurorin e pavarur, i cili do të hulumtojë prejardhjen e asaj pasurie të funksionarëve të lartë, të “peshqve të mëdhenj” si i quajnë të varfërit dhe ndërkombëtarët oligarkët politikë të pasuruar, të milionuar, me poste të larta politike e shtetërore duke rjepur Kosovën!, ka shkruar në mes tjerash, akademiku ynë i mirënjohur, Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …