Shtetet anëtare të “Pesëshes”, në Kosovë, bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Në komunikatë thuhet se shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mirëpresin dhe përgëzojnë veprimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Drejtimi i Zyrës Qendrore Kadastrale për regjistrimin e kësaj toke në Manastirin e Deçanit dhe sigurimi që ky veprim të ketë përfunduar është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare, në përputhje me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …