Qysh nga viti 2017 veteranët marrin pension vetëm 170 euro në muaj. Pavarësisht nga kjo shumica parlamentare, e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të martën në lexim të parë miratoi Projektligjin për pagën minimale, ku veteranët nuk janë të përfshirë. Ndërsa, mospërfshirja e tyre mund ta dërgojë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese. Veteranët nëpërmjet Avokatit të Popullit ose një grupi të deputetëve, mund ta bëjnë një gjë të tillë dhe vendimi i Gjykatës të jetë në favorin e tyre. Avokati Arbër Jashari ka thënë se nuk mund të pretendohet në këtë rast për shkelje kushtetuese. Kemi pas në ligjin në vitin 2014, ku thuhet se veteranët duhet të kenë një pagë mujore sa është paga minimale në Kosovë, dhe kjo dispozite në vitin 2017 është shfuqizuar në vitin 2017”. Në vitin 2014, në Ligjin për Veteranët, neni 18 kishte përcaktuar që pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i ulët se paga minimale.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …