leoni

Qytetar të shumtë po bëjnë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz

Qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz

Sot në Prekaz po përkujtohet 26 vjetori i rezistencës së familjes emblematike të kombit, familjes Jashari ndaj sulmit të forcave serbe. Për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme të historisë sonë të re, shumë qytetar kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz. Aktivetetet për të përkujtuar këtë ngjarje historike do të vazhdojnë në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj do të mbahet një koncert. 26 vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz, por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, forcat serbe detyrohen të tërhiqen. Rezistenca e fuqishme e familjes së Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari kishte bërë jehone të madhe anekënd Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …