* Qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra larg!
* Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun!
* Ajrosni shtëpinë dhe mbani higjienën personale dhe higjienën e shtëpisë!
* Kur teshtini, mbuloni gojën me gropëzën e bërrylit apo me faculetë!
* Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi!
* Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar!
* Në mënyrë rigoroze mbani distancën sociale për 2 metra nga njëri tjetri!
Çdo i infektuar ka marr Virusin në formën e njëjtë, nga pakujdesia për vetën dhe të tjerët.
Kujtojmë: Një përqindje e madhe e njerëzve në botë e kalojnë Virusin COVID-19 pa e kuptuar dhe pa shfaqur shenja, prandaj pavarësisht që ju nuk shfaqni rrezik për vetën dhe e kaloni lehtë, ju jeni rrezik potencial për të infektuar të tjerët/familjarët tuaj që mund të kenë komplikime të tjera shëndetësore apo që kanë sistem imunitar më të dobët, prandaj:
#rriNshpi
Kujdesu për vetën dhe të tjerët!
Të nderuar qytetar që ditëve të fundit keni praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo jeni vizituar nga familjar nga këto zona kontaktoni Shtabin Emergjent Komunal në mënyrë që të përcjellët gjendja juaj shëndetësore në numrat kujdestar:049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963.