Qytetarë të shumtë nga Kosova dhe viset etnike shqiptare po vizitojnë Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz, si dhe familjen Jasharaj. Vizitat po bëhen në festën e katërfishtë të shqiptarëve, në mesin e tyre edhe ditëlindja e komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Kryetarë partish dhe drejtues të institucioneve të vendit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varri i Adem Jasharit. Edhe në Shqipëri, në Maqedoni si dhe në Kosovën Lindore e në Mal të Zi shqiptarët përkujtojnë me pietet e atdhedashuri, festën e tyre të katërfishtë.
