Qytetarët ankohen se rritja e vazhdueshme e çmimeve në njërën anë dhe mos rritja e pagës në anën tjetër, po ju shkakton vështirësi të shumta. Nga të dhënat zyrtare të anketës së buxhetit të ekonomive familjare në Kosovë, të realizuar vite më parë, mësohet se përderisa gjatë vitit 2017, vlera minimale e shportës mujore të një konsumatori ka qenë 125 euro, gjatë këtij viti, kjo vler[ tani është shumë më e lartë. Ish ministri i Financave, Xhafer Shatri është cituar të ketë deklaruar se nëse në vitin 2017 shporta mujore për një qytetar ka qenë 125 euro, me ngritjen e çmimeve ndër vite, kjo shumë është trefishuar. Edhe aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka theksuar se përderisa deri tani, nga ngritja e çmimeve të produkteve është prekur vetëm shtresa e varfër, ngritja e çmimeve tani është duke shkaktuar vështirësi edhe te shtresa e mesme.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …