Qytetarët deçanas të interesuar për legalizim të shtëpive

Vazhdon interesimi i qytetarëve në komunën e Deçanit për legalizim e shtëpive. Qytetarët tashmë janë të informuar lidhur me përfitimet që mund ti kenë, si të aplikojnë për legalizim, cila është taksa që duhet të paguhet, cilat ndërtime lirohen nga taksa për legalizim etj. Për të gjitha këto secili qytetar mund të gjej informata e duhura në linçet e publikuara në ueb- sajdin e komunës së Deçanit, po ashtu mund të marrin edhe informata më të detajuara tek Drejtoria e Urbanizmit çdo ditë pune. Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Deçanit, ky vit për dallim nga vitet tjera ka qenë më i suksesshëm në këtë fushë. Nga filli i këtij viti deri më tani në komunën e Deçanit janë legalizuar 14 shtëpi ndërsa interesimi për tu njohur më tepër për proceduarat e legalizimit është në vazhdimësi tregojnë zyrtarët e këtij dikasteri. Këto janë disa nga rregullat që duhet ti dini:

LEGALIZO NDERTIMIN

Legalizimi i shtëpisë tuaj nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë dhe më i lirë. Nëse shtëpinë e keni ndërtuar para 5 Shtatorit 2018 atë mund ta legalizoni me ligjin e ri te legalizimit në kohë rekord dhe me fare pak shpenzime.

Pse duhet bërë legalizimi?

– Ju do te regjistroni pronën tuaj ne kadastër

– Prona juaj njihet ne raste te shpronësimit nga shteti

– Njihet nga banka si hipotekë për marrjen e kredive

Çfarë duhet të bëni?

Porositni matjet gjeodezike te një gjeodet i liçensuar dhe dorëzoni ato bashkë me kopjen e planit e fletën poseduese të pronës në zyrën One Stop Shop  pranë komunës. Ne do t’u ndihmojmë me të gjithë hapat e mëvonshëm, prej plotësimit të formularit deri në regjistrimin e shtëpisë tuaj në kadastër. Taksat për legalizim janë simbolike, vetëm 1Euro / m2 për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 2004 dhe falas për shtëpitë e ndërtuara para vitit 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …