Qytetarët dhe bizneset ferizajase të gatshëm ti ndihmojnë qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi

Tërmeti i pak ditëve më parë në Turqi, ka tronditur mbarë botën me përmasën e saj shkatërrimtare e numrin e lartë të viktimave. Me qëllim që t’i dilet në ndihmë popullit turk, të mbijetuarve nga tërmeti, Komuna e Ferizajt ka nisur organizimin bashkë me komunën binjake të Bafras në Turqi dhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bafra, që me veshmbathje e gjëra të tjera të nevojshme, të mbështetet ky aksion humanitar global, e ku kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar Mustafa Yilmaz nga kjo shoqatë, bashkë me koordinatorin për çështje sociale nga Komuna e Ferizajt, Agon Zhinipotoku, që t’i epet mundësi ferizajasve që duan e kanë mundësinë të ndihmojnë të mbijetuarit e tërmetit në Turqi. Qytetarët e bizneset ferizajase që kanë mundësinë të ndihmojnë, kanë adresën për të bërë dhurimet e tyre, në koordinim me Koordinatorin për Punë Sociale, Agon Zhinipotoku.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …