Qindra qytetarë në Gjakovë janë mbledhur para Kishës serbe të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve nga Serbia me rastin e festës së tyre fetare. Qyetetarët dhe familjarë e të pagjeturve po kundërshtojnë kthimin e kriminelëve në vendin e krimit, në Gjakovë, ku forcat ushtarake e policore serbe vranë e masakruan rreth 400 shqiptarë liridashës të kësaj ane. Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës. Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale. Si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve. Policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …