leoni

Qytetarët e Junikut filluan me nënshkrimin e peticionit “Ta mbrojmë Erenikun”

Qytetarët e Junikut filluan me nënshkrimin e peticionit “Ta mbrojmë Erenikun”, i pari që e nënshkroi peticionin ishte Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, me anë të këtij peticioni qytetarët e Komunës së Junikut kanë mundësi të shprehin pakënaqësinë e tyre për marrjen e Burimit të Ujit të Erenikut të Vogël nga Komuna e Gjakovës. Juniku nuk është kundër furnizimit me ujë për fshatrat e Gjakovës, por jemi kundër degradimit të vazhdueshëm që Komuna e Gjakovës dhe KRU Gjakova po i bëjnë mjedisit dhe tendencës së tyre që në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës dhe Konventave Ndërkombëtare për ujërat, t’ia ndërrojnë rrjedhën ujit dhe ta marrin atë kundërligjshëm. Qytetarët kanë mundësi ta nënshkruajnë peticionin nga 04.01.2019 deri me 18.01.2019, para objektit të Komunës së Junikut, po ashtu të gjithë qytetarët kanë mundësi ta marrin formën e peticionit në shtëpi dhe ta nënshkruajnë familjarët e tyre. Peticioni mund të merret në Zyrën e Tatimit në Pronë në Komunën e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …