Sot në qendrën e mjekësisë familjare “ Dr. Ali Hoxha “ në Junik, është mbajtur aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut. Ky organizim human është mbajtur në vazhdën e aktiviteteve për nderë të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut. Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur thirrjes për dhurim të gjakut. Ndërsa nga klinika e QKKTGJ janë ndarë të kënaqur me bujarin e Junikasve, përderisa ky aktivitet po mbahet për herë të parë. Komuna e Junikut falënderon të gjithë qytetarë për traditën humane që kanë treguar gjithmonë.