Pas katër ditë qëndrimi në Hagë, ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e Gjykatës Speciale, kryetari i vendit, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë. Një numër i madh i qytetarëve të vendit tonë kanë qëndruar në pikën kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin në “Morinë”, për t’i uruar mirëseardhje kryetarit Hashim Thaçi. Për disa minuta Thaçi është përshëndetur edhe fizikisht me qytetarët të cilët po e prisnin. Ai ka zbritur nga vetura për të përshëndetur masën, madje truprojat e Thaçit kanë hasur në vështirësi për të ndaluar turmën që t’i afroheshin kryetarit. Qytetarët i kanë dhuruar kryetarit një flamur me simbole të UÇK-së. Kryetari Thaçi nesër në mbrëmje në orën 20:00 do t’iu drejtohet qytetarëve në lidhje me intervistimin pas katër ditësh në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …