Qytetarët e Kolumbisë në ankth nga mundësia e shpërthimit të vullkanit vdekjeprurës

Shumë qytetar në Kolumbi janë duke jetuar të frikësuar në pritje të shpërthimit të vullkanit për të cilin, besohet se do të jetë vdekjeprurës. Autoritetet ju kanë thënë banorëve të zones, ku po pritet të shpërthjej vullkani, që të largohen nga banesat, shtëpitë dhe pronat e tyre për shkak se pasojat e vullkanit mund të jenë fatale për zonën përreth. Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë ka njoftuar se që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se “një shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve ose javëve. Autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë. Vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet në një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …