Qytetarët e Kosovës bllokojnë disa rrugë në vend për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve nga Serbia për fushatë zgjedhore

Qytetarët e Kosovës bllokojnë disa rrugë në vend për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve nga Serbia për fushatë zgjedhore

Qytetarët e Kosovës bllokojnë disa rrugë në vend për të mos lejuar hyrjen e delegacioneve nga Serbia me qëllim për të bërë fushatë zgjedhore në vendin tonë. Shumë  qytetarë liridashës  kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, në fshatin Llabjan. Edhe banorët e komunës së Rahovecit po protestojnë kundër  vizitave të zyrtarëve serbë që nga ora 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke bllokuar kështu rrugën në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe. Në vend të kryeministri Aleksander Vuçiq, për vizitë në Kosovë është paralajmëruar ardhja e drejtorit të së ashtuquajturës zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Edhe rruga që vjen nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, i cili vjen për fushatë zgjedhore. Këto zënie rrugësh bëhen për të  kundërshtuar  mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe ardhjes së Vuçiqit në Leposaviq si dhe mos guximit të Qeverisë së Kosovës për të marrë një qëndrim në ruajtje të sovranitetit të vendit, meqë këtë nuk ua lejon Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …