Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Qytetarët e Kosovës Lindore, kërkojnë nga kryeministri Kurti, që t’i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë

Qytetarët shqiptarë të Kosovës Lindore, kanë kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila është paralajmëruar si element që do të zëvendësoj tarifën 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës. Disa qytetarë i kanë thënë, që ata duhet të përjashtohen ata nga masa e reciprocitetit  ndaj Serbisë. Shqiptarët konsiderojnë se kjo masë do t’i dëmtojë ata, duke pas për bazë taksën e automjeteve disa vite më parë e cila u shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe kufizim të qarkullimit të lirë. Përkundër faktit se në paraqitjen e tij të parë para ligjvënësve kosovarë, kryeministri Kurti nuk i përmendi shqiptarët e Kosovës Lindore, formimit të qeverisë së re iu kanë gëzuar edhe shqiptarët e kësaj treve, por ata kërkojnë që të trajtohen si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …