Shqiptarët në Kosovën Lindore shpresojnë në reflektim të Qeverisë Haradinaj që të angazhohet më shumë për përmirësimin e të drejtave të tyre. Formimin e institucioneve në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë mirëpritur, ndërkohë që ata shpresojnë në qeverinë Haradinaj, që do të reflektojë në përmirësimin e të drejtave të tyre. Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, do të mund të jetojnë në një pozitë më të mirë vetëm atëherë kur dy shtetet shqiptare të jenë të qëndrueshme dhe kur ato do të interesohen për bashkëkombësit e tyre në këtë zonë, vlerësojnë qytetarët e kësaj treve. Telegrame urimi për formimin e institucioneve të reja në Kosovë kanë dërguar edhe përfaqësuesit institucional e politikë të Kosovës Lindore.
