Qytetarët e Kukësit sot në orën 10.00 do të zhvillojnë një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinës. Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës, sikur ka marrë vendim të pamatur dhe diskriminues Qeveria e Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në vend pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës. Për heqje të pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës, kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …