Përveç kërkesave për zgjedhje të reja, protestuesit në Podgoricë, shprehën edhe revoltën e tyre edhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat në Podgoricë. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq u shpreh nga protesta se nuk do të lejojnë shërbëtorët e kryetarit Aleksandër Vuçiq të pushtojnë Malin e Zi. Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviq, ju që jeni ndihmësi i Vuçiqit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiq, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazija dhe Dedinja por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviq. Aktivisti Vido Drashkoviq u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …