Qytetarët e Rahovecit nga data 9 qershor, dokumentet e Gjendjes Civile dhe dokumente tjera mund t’i shkarkoni nga platforma eKosova pa pagesë

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se nga data 9 qershor 2022, dokumentet e Gjendjes Civile dhe dokumente tjera mund t’i shkarkoni nga platforma eKosova pa pagesë, pa pasur nevojë të vizitohen sportelet e Komunës. Tani certifikatat e gjendjes civile mund të nxirren online përmes platformës E-Kosova. Certifikata e shkarkuar përmes platformës e-Kosova janë për përdorim të brendshëm.

Mjafton të keni qasje në platformë dhe mund të:

– Shkarkoni “Certifikatën e lindjes”

– Shkarkoni “Ekstraktin”

– Shkarkoni “Certifikatën e martesës”

– Shkarkoni “Certifikatën e lindjes” për anëtarë të familjes

– Shkarkoni “Ekstraktin” për anëtarë të familjes

– Shkarkoni “Certifikatën e martesës” për anëtar të familjes

– Shkarkoni “Certifikatën e vdekjes” për anëtar të familjes

– Shkarkoni “Taksa komunale” për regjistrim të automjetit personal

– Shkarkoni “Taksa komunale” për regjistrim të automjetit për persona të tjerë

– Shkarkoni Vazhdimi i regjistrimit të automjetit

– Shkarkoni Kërkesë për targe me porosi

– Shkarkoni Faturat e grumbullimit të mbeturinave të pronës suaj

– Shkarkoni Pagesat elektronike – Tatimi në pronë

– Aplikimi për shtesa për lehonat

– Aplikimi për shtesat për fëmijë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …