Yerevan

Qytetarët e Shqipërisë tashmë mund ta vizitojnë Armeninë pa viza

 Qytetarët e Shqipërisë së shpejti mund ta vizitojnë Armeninë, pas pasur nevojë të marrin një vizë paraprakisht. 3 milionë banorët e Republikës së Shqipërisë tashmë mund të hyjnë në Armeni pa viza, dhe të qëndrojnë atje për 180 ditë brenda vitit. Ky vendim është marrë sot, gjatë një takimi të Qeverisë së Armenisë, ku është aprovuar draft vendimi për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave shqiptare, raporton https://visaguide.world. Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e  Armenisë ka qëllim për të rritur turizmin në vend, si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterave me Shqipërinë, duke i hapur rrugë njohjes së ndërsjellë mes dy popujve. Shqipëria ka hequr vizat për qytetarët Armenë që në vitin 2013. Që atëherë e tutje, Armenët kanë pasur mundësi të vizitojnë shtetin mediteran për periudha 90-ditë brenda 6 muajsh.

Shqipëria, është e njohur për vijën bregdetare që ka një gjatësi prej 476 kilometrash dhe zgjatet në Detin Adriatik dhe Jon. Vendi poashtu njihet për zonat malore si Alpet Shqiptare, Vargmalet e Skënderbeut si dhe Malet e Korabit, por edhe për qytetet dhe zonat historike. Në anën tjetër, Armenia, një shtet Euroaziatik në regjionin e Kaukazit Jugor, njihet posaçërisht për zonat malore dhe ato historike. Kryeqyteti i tij, Jeverani, është qyteti më i vizituar në vend nga turistët. Shumica e vizitorëve vijnë nga Rusia, Irani dhe Shtetet e Bashkaura të Amerikës. Vetëm në vitin 2017, 1.5 milion turistë vizituan Armeninë. Heqja e regjimit të vizave nga ana e Armenisë për shqiptarët, e sjell në 115 numrin e vendeve që poseduesit e pasaportave shqiptare mund të vizitojnë pa viza.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …