Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, edhe këtë të enjte i kanë pritur në takim qytetarët. “ Edhe sot prita qytetarë të komunës së Rahovecit për takimet e përjavshme të së enjtes. Biseduam, shtjelluam tema të ndryshme e ndamë mendime të përbashkëta. Qeverisje e mirë është vetëm ajo që bazohet mbi nevojat reale të qytetarëve“, ka thënë kryetari Latifi.