Qytetarët priten në takim nga kryetari, Smajl Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi edhe gjatë kësaj të Enjte ka pritur shumë qytetarë në takim në zyrën e tij, me të cilët ka biseduar për kërkesat që ata kanë dhe përgjigjet në kërkesa që ata i bëjnë. Gjatë takimit kryetari Latifi u ka thënë qytetarëve të cilët i ka pritur në takim se bazuar në ligjet në fuqi dhe mundësive që ka komuna e Rahovecit, do të merrni përgjigje në kërkesat tuaja dhe t’ju japim zgjidhje në afat sa më të shkurtër problemeve që juve ju preokupojnë. Kryetari Latifi që nga 13 Marsi 2018, ka caktuar ditën e Enjte për tu takuar me qytetarë. Qytetarët do të priten në takim nga kryetari Latifi, çdo të Enjte nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …